Skuadra e Juventusit është futur në garë për mbrojtësin e krahut të majtë, spanjollin Marcos Alonso. “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar se Juventusi tashmë ka kontaktuar me Alonson, i cili pritet të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.
Ai ka kontratë me londinezët deri në vitin e ardhshëm, dhe Juventusi është i gatshëm të ofrojë rreth dhjetë milionë euro për kartonin e tij. Alonso po shihet te Juventusi si përforcim i duhur për krahun e majtë dhe zëvendësim për Alex Sandron.
Këtë sezon Alonso ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asistime në 35 paraqitje për Chelsean. 31-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2016, kur iu bashkua nga Fiorentina.