Juventus tashmë duket se ka gjetur zëvendësuesin e Dybalas. Angel Di Maria është në planet e skuadrës nga Torino.
“La Gazzetta dello Sport” shkruan se drejtuesit e Juves janë veçanërisht të vëmendshëm ndaj situatës sëtij, i cili është në fund të kontratës me Paris Saint-Germain dhe po largohet nga klubi.
Nicolo Zaniolo i Romës dhe Ousmane Dembele i Barcelonës janë gjithashtu në listën e zëvendësuesve të mundshëm të Dybala-s, por që Di Maria duket më i afërti.
Argjentinasi pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij edicioni pasi i skadon kontrata me klubin francez dhe mbetet si opsion i mirë për klubin e Juventusit.