Juventusi do ta vlerësojë gjendjen fizike të Angel Di Marias sërish të dielën me teste më të thella mjekësore.
Kështu ka shkruar mediumi italian “Tuttosport”, që thotë se Di Maria po vuan nga një lëndim në pulpë.
Argjentinasi u paraqit për herën e dytë me “zonjën e vjetër” kundër Fiorentinës të shtunën, por u zëvendësua pas 45 minutash lojë.
Di Maria mungoi në tri ndeshjet e kaluara në Serie A për shkak të një lëndimi tjetër. Në ndeshjen e parë kundër Sassuolos, Di Maria realizoi një gol e një asistim.
Me Juventusin ka kontratë deri në fund të sezonit.