Mbrojtësi i krahut të majtë, Alvaro Odriozola, pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A. “Marca” ka shkruar të premten se Odriozola në afatin kalimtar të janarit do t’i bashkohet Juventusit.
Mësohet se Juventusi ka bërë ofertë zyrtare për 26-vjeçarin, të cilën në parim e ka pranuar Real Madridi. Për kartonin e tij, ekipi italian ka ofruar 15 milionë euro.
Odriozola para fillimit të këtij edicioni është rikthyer te Reali pas huazimit nga Fiorentina, por ende nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për ekipin nga La Liga.
Ai ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2024.