Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim nuk është aspak i kënaqur me qasjen e drejtuesve të klubit mbi politikën e transferimeve në këtë afat kalimtar.
Sipas Manchester Evening News, Amorim ka shprehur zhgënjimin për mungesën e aktivitetit transferues të klubit. Burimet bëjnë me dije se Amorim nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm për sfidat financiare me të cilat përballen aktualisht Djajtë e Kuq.
Më herët u raportua gjithashtu se Manchester United ende ka detyrime prej 319 milionë funtesh për transferime në klube të tjera.