Kapiteni i Ipswich Town, Sam Morsy, nuk mbajti shiritin e kapitenit me ngjyra ylberi gjatë humbjes së së shtunës në Ligën Premier ndaj Nottingham Forest për shkak të “besimit fetar”, ka thënë klubi.
Klubet e Ligës Premier po tregojnë mbështetjen e tyre për përfshirjen e LGBTQ+ në sport duke marrë pjesë në fushatën “Stonewall’s Rainboë Laces” midis 29 nëntorit dhe 5 dhjetorit.
Klubi i Ipswich përsëriti angazhimin e tyre për “të qenë një klub plotësisht gjithëpërfshirës që i mirëpret të gjithë”, por shtoi se ata respektojnë vendimin e mesfushorit Morsy.