Lotë në sytë e Morales. E pamundur për ta përmbajtur hidhërimin e daljes nga La Liga. Kapiteni i Levantes u thye në fund të ndeshjes:
“Dua të falënderoj tifozët tanë, por këtë sezon nuk kemi qenë në lartësinë e detyrës. Është shumë e vështirë për të gjithë, për familjet tona dhe për të tyret”.
Me kapitenin shumë të prekur erdhi një gjest nga Vinicius, që ishte në lartësinë e detyrës. Braziliani i Real Madridit që sapo kishte shënuar “hat-trick”-un e parë të jetës, u afrua dhe ndërpreu intervistën për ta përqafuar “komandantin”. Gjest i madh.