Lionel Messi do të mungojë këtë fundjavë në ndeshjen e PSG-së kundër Lorientit, për Ligue 1.
Lojtari argjentinas ka një inflamacion të tendinit të Akilit dhe nuk do të jetë gati për ndeshjen.
Siç raportohet nga klubi, Messi duhet të stërvitet normalisht javën e ardhshme dhe në dispozicion për ndeshjen e fundit para Kupës së Botës, kundër Auxerre.
Megjithatë, mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat, kur dihet se tashmë jemi vetëm dy javë larg fillimit të Kupës së Botës.