West Ham janë gati të bëjnë çmendurinë e radhës në botën e futbollit.
Skuadra londineze nuk dëshiron të heq dorë nga shërbimet e mesfushorit anglez, Declan Rice. Kapiteni i West Ham do të ketë para vete një propozim të jashtëzakonshëm nga skuadra e tij.
Sipas mediave britanike, West Ham do t’i ofrojnë Declan Rice tetë vite kontratë. Për të mos u ndalur me kaq, lojtari do të përfitonte rreth 200 mijë funte për javë gjatë këtyre tetë viteve.
Lojtari gëzon vëmendjen e Manchester United dhe Chelsea. Mbetet të shihet çfarë sjell merkatoja e verës për të.