Jerome Boateng doli para gjykatës rajonale të Mynihut, pasi akuzohet se ka sulmuar dhe dhunuar ish të dashurën e tij Sherin Senler.
Mediet gjermane raportojnë se ky është një gjyq apeli, për fakte që datojnë nga pushimet në Karaibe në vitin 2008.
Më 9 shtator 2021, ishi i Bayern Munichut u shpall fajtor për sulm dhe rrahje të qëllimshme dhe u dënua me 1.8 milionë euro pagesë ndaj ish të dashurës së tij.
Duket se vendimi i dhënë nga gjykata e rrethit nuk i mjaftoi prokurorisë, e cila bëri ankim. Prokurorët kërkuan një vit e gjysmë burgim për Boateng.
Në të njëjtën kohë, avokati i lojtarit, Kai Walden, kërkoi lirinë dhe bëri apel për vendimin e parë