Paris Saint-Germain mund të ketë një formacion krejtësisht të ri sezonin e ardhshëm nëse Antonio Conte merr drejtimin e skuadrës.
Raportimet shokuese dolën dje se Mauricio Pochettino do të shkarkohet nga posti i trajnerit të parisienëve dhe se italiani i Tottenhamit dëshiron ta pasoj.
Ata erdhën vetëm një ditë pasi skuadra e Poch rimori titullin e Ligue 1 nga Lille me një barazim 1-1 me Lens. Sipas Le Parisien, Pochettino do të largohet menjëherë – vetëm disa ditë pasi u refuzua për punën në Manchester United, duke humbur në duelin me Erik ten Hag.
Një takim mes drejtorëve të PSG-së dhe Pochettino zbuloi se asnjëra palë nuk dëshiron të vazhdojë marrëdhënien e tyre. Pretendohet se Conte është i gatshëm të braktisë Tottenhamin më pak se një vit duke synuar ta marrë skuadrën nga kryeqyteti francez.
Dhe ky mund të mos jetë ndryshimi i vetëm i madh në klub gjatë verës. Më parë është raportuar se PSG dëshironte të nënshkruante me yllin e Manchester United, Marcus Rashford në verë, si një zëvendësues i mundshëm për Kylian Mbappen.