Kylian Mbappe dhe Erling Haaland konsiderohen gjerësisht si dy lojtarët që mund të marrin përsipër ‘trashëgiminë’ nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo si lojtarët më të mirë në botë.
Të dy aktualisht po tërheqin shumë klube pas vetes nga pesë ligave më të mira të Evropës, me yllin e Paris Saint-Germain që pritet t’i bashkohet Real Madridit këtë verë.
Me atletizmin e tij jashtëzakonisht të mirë, fuqinë elitare dhe cilësitë e golave, klube si Manchester City, Manchester United dhe Barcelona kanë qenë të gjithë në bisedë për të nënshkruar me Haaland. Por, sipas gazetës Marca, kryesuesi për të siguruar tashmë nënshkrimin për norvegjezin është Real Madridi.
Faqja e njohur sportive GiveMeSport, ka publikuar një artikull me tri formacionet e mundshme të 34 herë kampionëve spanjollë për sezonin e ri, ku në të përfshihen Mbappe dhe Haaland.