Skuadrat nga Premier League, Arsenali dhe Manchester City janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Sergi Roberto. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga “Fichajes”.
Dy skuadrat angleze tashmë kanë kontaktuar agjentin e Robertos në tentim për ta bindur që klienti i tij ta vazhdojë karrierën në Premier League.
Roberto 30-vjeçar ende nuk e ka vazhduar kontratën me Barcelonës që i skadon në fund të sezonit dhe Arsenali e City po mundohen ta shfrytëzojnë këtë situatë.
Roberto këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 12 ndeshje për Barcelonan.