Lionel Messi, Romelu Lukaku dhe Harry Maguire, të gjithë janë meritorë të përfshihen në formacionin më zhgënjyes të sezonit 2021/22, sipas GiveMeSport.
Derisa fushata aktuale po fiton momentum drejt klimaksit të kompeticioneve kyçe, si Premier League dhe Liga e Kampionëve, ndarja e lojtarëve që po shkëlqejnë dhe ata që po zhgënjejnë bëhet gjithnjë e më e qartë.
Nuk është sekret se pritshmëritë janë brutale në futbollin modern, kështu që është e natyrshme që, madje edhe lojtarët e nivelit më të lart, të cilët ju mund t’i njihni si superyje, të kenë një sezon zhgënjyes herët a vonë.
Kjo 11-she, nga GiveMeSport, nuk është për t’u konsideruar si formacioni më i dobët i sezonit 2021/22, në fakt është larg asaj, pasi në të janë përfshirë vetëm futbollistët që kanë performuar shumë më dobët se që është pritur.