Lionel Messi është i vendosur të mbetet te Paris Saint-Germaini.
Sipas “Goal”, ylli argjentinas ka vendosur ta respektojë kontratën me kampionin francez.
Messi është lidhur me një kalim në kampionatin amerikan në fund të këtij edicioni, por vetë lojtari thuhet se u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se do të mbetet në Paris.
34-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2023. Këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 13 asistime.