Te skuadra e Mallorcas janë optimistë se do të mbesin pjesë e La Ligas edhe për sezonin e ardhshëm, pasi klubi synon ta mbajë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin përtej këtij sezoni.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se Mallorca po synon ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së Muriqit, të cilin e huazoi në afatin kalimtar të janarit.
Mallorca mund ta blejë kartonin e Muriqit për 13 milionë euro, por klubi fillimisht duhet ta sigurojë mbetjen në elitën e futbollit spanjoll edhe për sezonin e ardhshëm.
Po ashtu, te Mallorca janë shumë të kënaqur me paraqitjet e Muriqit, të cilin po e vlerësojnë si njërin prej lojtarëve kyç të trajnerit Luis Garcia.