Tashmë janë kompletuar kombëtaret që shkojnë tutje nga faza e grupeve.
Brazili ecën në fazën e eliminimit direkt si lider në grupin G. Ata do përballen me Koren e Jugut në ndeshjen e radhës.
Zvicra gjithashtu arriti të kualifikohet, pasi mposhti 3:2 serbët. Mirëpo, në fazën tjetër ata do kenë punë me kombëtaren e Portugalisë.
Brazil – Koreja e Jugut zhvillohet më pesë dhjetor nga ora 20:00. Kurse, Zvicër – Portugali më gjashtë dhjetor, nga ora 20:00