Siç raportojnë gazetat sportive, Rafael Leao rrezikon të bëhet enigmë në muajt e ardhshëm. Milani synon ta blindoje dhe ta mbajë për një kohë të gjatë, por vështirësitë janë të shumta.
Tashmë dje dolen thashethemet sipas të cilave Jorge Mendes, agjenti i Leaos kishte ngritur shumë kerkesat. Ai kërkon 7.5 milionë euro rrogë që klienti i tij të ulet në tryezën e bisedimeve.
Rinovimi është i domosdoshëm dhe Milani synon ta propozojë sa më shpejt të jetë e mundur. Por kërkesat që vazhdojnë të rriten nga Jorge Mendes rrezikojne të komplikojë gjithçka. Gjithashtu sepse një propozim ekonomik ‘top’ për Leaon duket se po vjen nga Londra.
Chelsea, një klub i interesuar për sulmuesin portugez prej disa kohësh, ka bërë një ofertë kontraktuale me vlerë rreth 10 milionë euro në vit.