Mohamed Salah dhe Liverpooli kanë nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Mediat angleze kanë raportuar se sulmuesi është afër marrëveshjes me ekipin anglez.
Liverpool thuhet se është i gatshëm t’ia plotësojnë kushtet që i ka kërkuar egjiptiani.
Kontrata aktuale, Salahut i skadon në qershor të vitit 2023.
29-vjeçari këtë edicion ka shënuar 27 gola dhe ka bërë 10 asistime në të gjitha garat.
Salah është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017 kur u transferua nga Roma.