Sulmuesi meksikan, Chicharito humbi një penallti në minutat e fundit të ndeshjes, mes Los Angeles Galaxy dhe Sporting Kansas City.
Ish-lojtari i Real Madrid dhe Manchester Unitedit vendosi që penalltin ta gjuaj në stilin panenka, por që portieri ishte tejet i vëmendshëm dhe ia priti në mënyrën më të mirë.
Ndeshja u mbyll 2 me 2, kurse Chicharito shënoi dy gola. Duke shkuar kështu në kuotën e 14 golave në 29 xhiro.