Liverpool dhe Manchester City janë në garë të ngushtë për të fituar titullin kampion në Premierligë.
Skuadra e Manchester Cityt aktualisht ka një pikë më shumë se “The Reds“, kurse gjithçka mund të vendoset në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Manchester City në ndeshjen e fundit luan ndaj Aston Villas aty ku do të përballet me legjendën e klubit rival, Liverpool, Steven Gerrad i cili është trajner i Aston Villas, kurse Liverpool ka punë me Wolves. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp para ndeshjes finale të kampionatit anglez është treguar pesimist duke thënë se dueli ndaj Wolves është i vështirë.
“Mbrëmë Crystal Palace tregoi se të gjithë luajnë për të fituar. Wolverhampton do të vijë këtu dhe do të dëshirojë të fitojë, tha fillimisht trajneri gjerman në konferencën për shtyp. Ai u pyet edhe për legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrard i cili mund t’ia sjellë trofeun e Premierligës ish skuadrës së tij.
“Kjo situatë do të më jepte më shumë motivim. Sigurisht që është ‘mëkat’ që Stevie nuk mund të luajë. Jam i sigurt se ai do ta marrë seriozisht angazhimin – 100%“, shtoi Klopp.