Arabia Saudite nuk mund të akuzohet se po tregohet “e turpshme” në tregun e transferimeve dhe disa nga lëvizjet e tyre të paparashikuara përfshinin lojtarë nga Real Madridi dhe Barcelona.
Objektivi i tyre i fundit për ta transferuar në Lindjen e Mesme është lideri i mbrojtjes së Real Madridit, Antonio Rudiger.
El Chiringuito ka raportuar se Rudiger është kontaktuar nga Arabia Saudite, të cilët janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një kontratë prej 100 milionë eurosh për katër vite.
Nuk është ende e qartë se sa do të ishin në gjendje që ata të paguajnë Real Madridin, por duke marrë parasysh rëndësinë që ka në ekip, me shumë gjasë do të duhej një ofertë e majme.