Skuadra e Chelseat nuk ka hequr dorë nga transferimi i mbrojtësit të krahut të djathtë, Benjamin Pavard.
Pasi dështoi ta transferojë para fillimit të këtij edicioni, londinezët do të tentojnë një lëvizje gjatë afatit kalimtar të janarit.
Pavard po refuzon rinovimin e kontratës me Bayern Muenchenin që i skadon në vitin 2024 dhe bavarezët janë të gatshëm ta shesin në fillim të vitit të ardhshëm.
Për ta lënë të lirë, Bayerni po kërkon të paktën 30 milionë euro.
26-vjeçari këtë edicion ka shënuar dy gola në të gjitha paraqitjet, ndërsa Bayernit iu bashkua në vitin 2019 nga Stuttgarti.