Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos është një nga temat kryesore të bisedës në kryeqytetin spanjoll këtë sezon.
Loja e gjermanit e çon Real Madridin më larg nga stil kundërsulmues, i cili ndoshta nuk është pika e fortë e Kroos.
Në fakt, menaxheri që ndoshta më së shumti vlerëson kontrollin në nivelin më të lartë të futbollit është po ai që Kroos e përzgjodhi si më të përshtatshmin për të si lojtar.
“Guardiola luftoi deri në ditën e fundit për të më mbajtur në Bayern. Nëse duhet të zgjidhni një trajner që është perfekt për lojën time, ai është Guardiola. Më pëlqeu vërtet viti me të, ai më përmirësoi shumë”, ka thënë Kroos.
Kroos dhe Pep Guardiola punuan vetëm për një vit te Bayern Munich në sezonin 2013/14, përpara se ai të shitej te Real Madridi për një tarifë çuditërisht të ulët prej 25 milionë euro.