Katari i ka arrestuar së fundmi 60 punëtorë të huaj të cilët po protestonin pasi kanë kaluar disa muaj që nuk kanë marrë rroga.
Gjithashtu, vendi arab i ka përzënë disa prej tyre, thotë avokati i këtij grupi, vetëm tre muaj para se Doha të jetë mikpritëse e Kampionatit Botëror të futbollit. Si vendet tjera arabe, edhe Katari mbështetet në fuqinë punëtore të huaj.
Dhe, ankesa e punëtorëve, qindra prej të cilëve kanë vdekur gjatë punimeve në stadiumet që do ta presin Botërorin, mund të bëjë që ky shqetësim të bëhet lajm ndërkombëtar dhe në të ardhmen të mos ketë probleme të tilla me punëtorët.
Kreu i një konsulence punë po e heton incidentin dhe tha se dyshon që Katari e ka përmirësuar trajtimin e punëtorëve, përkundër premtimeve. Në një deklaratë për “AP” të dielën mbrëma, Qeveria e Katarit e pranoi se e ka arrestuar një numër të protestuesve, për siç tha, shkelje të ligjeve të sigurisë publike,
Një video e shfaqur online i paraqet rreth 60 punëtorë të mllefosur për rrogat e tyre jashtë zyrave të Dohas në “Al Bandary International Group”, të cilët kanë bërë punë kryesisht në ndërtime. Disa prej tyre kanë thënë se nuk kanë marrë rroga qe shtatë muaj.