Wesley Fofana është objektivi kryesor i Chelsea për qendrën e mbrojtjes.
Francezi i Leicester ka spikatur në Premier League me paraqitjet e mira sezonin e kaluar duke ngjallur interesimin e Chelseat.
“Dhelprat” deri më tani kanë refuzuar çdo ofertë, por kanë vendosur çmimin për yllin e tyre të prapavijës.
Çdo klub që e do Fofana, duhet të paguajë shumën e 100 milionë eurove për ta transferuar.