Thomas Tuchel dhe Antonio Conte më nuk do t’i kenë raportet siç i kishin më parë.
Trajneri i Chelseat dhe ai i Tottenhamit patën një kontakt acarues gjatë derbit mes dy skuadrave që përfundoi 2-2.
Dyshja u acaruan fillimisht kur italiani filloi të festonte golin e Pierre-Emile Hojbjerg që ishte i barazimit 1-1, dhe gjermani nuk pajtohej me atë sjellje, pasi kishte dy situata kontroverse deri tek goli.
Me të përfunduar ndeshja, Conte shkoi t’i jepte dorën Tuchelit, por ky i fundit e mbajti atë, duke filluar edhe kështu eskalimi i situatës.