Federico Valverde i Real Madridit prodhoi një driblim fantastik gjatë mbrëmjes së martë në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Real Madridi shënoi tre gola në Etihad Stadium, por kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të javës së ardhshme në Santiago Bernabeu.
Valverde tregoi aftësitë e tij me top duke turpëruar mesfushorin ukrainas të Cityt, Oleksandr Zinchenko. Uruguaiani ishte në vijën anësore dhe posa Zinchenko tentoi ta markonte, Valverde u përkujdes t’i fusë topin me thembër me një lëvizje fantastike.
Madre mía! Si es que lo digo @fedeevalverde eres ETERNO HALCÓN!!!! pic.twitter.com/QdbvLM36Q5
— suhel che!!! (@suhelalibhai31) April 27, 2022