Barcelona duket se është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Mohamed Salahut.
Sipas “Mundo Deportivo”, Xavi është i vendosur që ta sjellë egjiptianin në “Camp Nou” gjatë verës, që do të ishte një nga transferimet më të mëdha. Gazeta spanjolle gjithashtu ka shkruar se Salah është i preferuari i trajnerit spanjoll.
E ardhmja e 29-vjeçarit ende është e paqartë, pasi ai së fundmi ka refuzuar të rinovojë kontratën me kushtet e ofruara nga Liverpooli. Situata e tij në “Anfield” mund të shfrytëzohet nga Barcelona.
Mohamed Salah ka kontratë të vlefshme me Liverpoolin deri më 30 qershor 2023. Kjo nënkupton se klubi anglez do lejonte largimin e njërit prej lojtarëve kryesor gjatë afatit kalimtar të verës, për të mos e humbur atë me parametra zero në vitin e ardhshëm.