Mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde nuk është i interesuar për kalimin te Barcelona, pasi preferon Chelsean.
Trajneri Thomas Tuchel që nga vera e kaluar e do francezin në skuadër, pasi e sheh si ideali për të ngritur më lartë nivelin e skuadrës.
Verën e kaluar, Chelsea besoi që kishte marrëveshje për transferimin e Kounde, andaj lejuan edhe Kurt Zouma që t’i bashkohet West Hamit.
Por, Sevilla në fund kërkoi që të paguhet klauzola e plotë e lirimit në vlerë 68.5 milionë funte.
Kounde mbeti i nervozuar me këtë situatë, nuk e ka ndryshuar mendjen për kalimin në “Stamford Bridge”.
Sipas “Daily Express”, francezi nuk është i interesuar për t’iu bashkuar Barcelonës dhe do pres që klubi londinez të rikthejë interesimin dhe ta transferojë në verë.
Ka pasur raportime që Barcelona ofroi 50 milionë euro për Kounde, por mesa duket lojtari nuk është i hapur për kalimin në “Camp Nou”.