Eden Hazard po planifikon të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht një sezoni jo të mirë në Spanjë.
Sipas lajmeve të fundit, thuhej se lojtari mund të rikthehet në ‘Stamford Bridge’ pas vështirësive që vazhdon të ketë te Real Madridi.
Në lidhje me këtë u pyet vëllai i vogël i Hazardit, Kylian i cili luan për Cercle Brugge. Ai tha se familja e tij janë të kënaqur në Spanjë dhe Eden do qëndrojë atje deri në përfundim të kontratës.
“Ai është mirë ku është, familja e tij ndihet mirë atje. Ai ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe mendoj se ai do presë deri atëherë”, tha vëllai i vogël Kylian.
Ai gjithash foli edhe për cilësitë e Edenit ku tha se ai ndoshta tani po luan pak, por të gjithë e din se sa i mirë është ai.