Manchester United do kërkojë shërbimet e anësorit të Real Madridit, Vinicius Jr.
Erik Ten Hag po kërkon tregun e transferimeve për të gjetur pasuesin perfekt të Cristiano Ronaldos në ‘Old Trafford’, pasi sulmuesi portugez është i destinuar të largohet nga klubi.
Pas intervistës së Ronaldos me Piers Morgan, u bë e qartë se ‘Djajtë e Kuq’ do të ndajnë rrugët me fituesin e pesë herë të Topit të Artë.
Dhe tani sipas botimit spanjoll, ‘ElNacional’, Manchester United e ka identifikuar anësorin brazilian të Real Madridit, Vinicius Jr si zëvendësuesin perfekt për Ronaldon. ‘Los Blancos’ kanë kërkuar të zgjasin kontratën e lojtarit e cila skadon në 2024.
Raporti sugjeron gjithashtu se Erik Ten Hag do të kishte folur personalisht me Vinicius Jr dhe gjithashtu t’i ofrojë atij fanellën me numrin ‘7’ pas largimit të Ronaldos.