Julas Kounde nuk ka arritur të rikuperohet për ndeshjen ndaj Interit në kuadër të Champions League.
Përballja e mesjavës do ta gjejë futbollistin jo të gatshëm për këtë sfidë, pas lëndimit që mori në ndeshjen që Franca luajti ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve.
Mjekët e Barcelonës ende nuk kanë dhënë ndonjë datë specifike se kur mund të kthehet lojtari, por brenda kampit katalunas i “kryqëzojnë gishtrinjtë” që francezi të jetë gati për El Clasico.
Lojtari është kthyer në një pikë referimi në qendër të mbrojtjes, andaj një mungesë e mundshme e tij të shtunën e 16 tetorit do të jetë shumë e madhe.






Gazeta Eurogoli është portal sportiv me qëllim të informimit me lajmet e fundit nga futbolli ndërkombëtar. Për çdo pyetje apo arsye kontakti mos hezitoni të na shkruani në email: kontakt@gazetaeurogoli.com