Pas humbjes së mbrëmshme 2-1 në San Siro ndaj Romës, një tjetër lajm i keq mund të vijë për Simone Inzaghin.
Lautaro Martinez, në fakt u ankua për një shqetësim në kofshë gjatë ndeshjes kundër Giallorossëve dhe në orët në vijim do t’i nënshtrohet testeve.
Ai pritet të mësojë sot nëse do të luajë ndaj Barcelonës në mesjavë, apo do të mungojë shkaku i dëmtimit.
Kujtojmë se edhe Romelu Lukaku është i dëmtuar dhe nuk do të luajë të paktën edhe një javë.