Sipas lajmeve të publikuara nga mediat italiane, Interi, ngjashëm me atë që ndodhi sezonin e kaluar, do të duhet të shesë sërish disa nga lojtarët më të mirë për të balancuar llogaritë.
Mbrojtësit Stefan de Vrij, Milan Skriniar, Alessandro Bastoni, mesfushori Nicolò Barella, dhe sulmuesi argjentinas Lautaro Martínez, që ka humbur rëndësinë nën urdhrat e trajnerit italian Simone Inzaghi, janë kandidatët më të mundshëm për t’u larguar.
Klubi nuk ka arritur rezultatet e duhura, madje rrezikon shumë që të mos e mbrojë edhe titullin kampion në Serie A. Shpenzimet e mëdha në vitet e fundit dhe mos planifikimi adekuat, kanë ndikuar që të mos ketë një balanc financiar tek “Neruazzurët”.