Bayern Munich do ta zhvillojë nesër ndeshjen e parë ndaj Villarrealit. Kjo ndeshje vlen për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Tek bavarezët tashmë ka një lajm të mirë, me Alphonso Davies që do të kthehet në formacionin titullar, pas problemeve që kishte me zemrën.
Julian Nagelsmann thotë se Alphonso Davies është i gatshëm për këtë takim dhe beson se do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.
“Unë jam i prirur ta kem atë në 11-shen fillestare”, tha trajneri.