Angel Di Maria dje kishte një debutim fantastik në Serie A me Juventusin, pasi shënoi dhe asistoi në fitoren 3:0 ndaj Sassuolos.
Megjithatë, Di Maria pësoi një dëmtim në pjesën e dytë të takimit, për të cilin Juventus ka njoftuar tifozët.
“Angel Di Maria iu nënshtrua këtë mëngjes një ekzaminimi radiologjik në J | Medical, i cili tregoi një lëndim të shkallës së ulët të muskulit ngjitës të gjatë të kofshës së majtë. Pas 10 ditësh ai do të rivlerësohet sërish”, thuhet në komunikatë.
Di Maria do të mungojë të paktën në takimin ndaj Sampdorias në udhëtim.