Aston Villa ka konfirmuar se Steven Gerrard nuk do të jetë më trajner i tyre.
Një nisje e keqe e kampionatit këtë edicion, ka bërë që klubi të marr këtë vendim, pasi edhe sot humbë ndaj Fulham me rezultat 3-0.
Vetëm dy fitore dhe tre barazime nga 11 ndeshje me nëntë pikë të tubuara ishin rezultatet e legjendës së Liverpoolit.
“Aston Villa mund të konfirmojë se trajneri Steven Gerrard është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.