Ylli i Liverpool, Diogo Jota është në një situatë jo të lakmuar.
Sulmuesi portugez i skuadrës së Liverpool, Diogo Jota ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Manchester City.
Lojtari do t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve mjekësore për të parë gjendjen e muskulit të tij.
Ekzaminimet do të tregojnë saktësisht se sa kohë do t’i duhen Jota për t’u rikuperuar. Megjithatë, sipas David Ornstein, lojtari është në pikëpyetje të madhe për Kampionatin Botëror.
Mungesa e Diogo Jota do të ishte një mungesë e madhe për kombëtaren portugeze.
Mbetet të shihet nëse anëtari i Liverpool do t’ia arrijë të kthehet në kohë për kompeticionin më prestigjioz në botën e futbollit.