Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, përballet me një tjetër problem për ndeshjen e kësaj të diele kundër Manchester Cityt. Mbrojtësi Ibrahima Konate është në dyshim.
Sipas Athletic, francezi humbi stërvitjen e së premtes dhe do t’i nënshtrohet testeve.
Konate duhej të luante me Van Dijk dhe, nëse ai nuk është në një pozicion, trajneri gjerman do të duhet të startojë me Joe Gomez në qendër të mbrojtjes dhe të vendosë James Milner në krahun e djathtë.
Konate ka vetëm një ndeshje si startues këtë sezon, të mërkurën kundër Rangers në Champions League.
Përveç lojtarit francez, të lënduar janë edhe mbrojtësit Joel Matip dhe Trent Alexander-Arnold.