Ka përfunduar përballja mes Prishtinës e Llapit në kryeqytet, ku vendasit fituan me përmbysje 3:2, me golin e dyshimtë të Marc Olivier që vendosi fatin e takimit.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, u duk tejet i tensionuar në fund, ku fillimisht kërkoi të qartësonte diçka me gjyqtarin kryesor Genc Nuza, por më pas situata eskaloi. Me t’u kthyer në bankë, Batatina u tregoi gishtin e mesëm tifozëve, teksa Nuza e ndëshkoi atë me karton të kuq.
Trajneri llapjan eskaloi më pas, duke tentuar ta sulmonte gjyqtarin, ku reagoi edhe policia për ta ndalur atë situatë të pahijshme për futbollin kosovar. Batatina iu drejtua zhveshtorëve dhe rasti përfundoi pa ndonjë sherr më të madh.