Lajmi i ditës vie nga Spanja, Barcelona synon transferimin e Rafael Leaos!
Leao e ka nisur sezonin e ri me 6 gola dhe 9 asistime në 19 ndeshje të luajtura, duke çmendur kështu gjigantët europian. Përveç Chelsea, në garë për Leaon janë përfshirë Manchester City, Barcelona dhe Real Madrid.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm duke shkruar se Barcelona ka gati ofertën e çmendur për Milanin. Blaugranët janë në kërkim të një sulmuesi për krahun e djathtë dhe objektivi kryesorë për merkaton e verës është transferimi i Leaos.
Sipas Calcio Mercato, Barcelona është e gatshme tia ofrojë Milanit dyshen Kessie-Torres dhe 50 milionë euro në këmbim të Leaos.
Milan ka shfaqur interesim për Torres dhe rikthimin e Kessie, por mbetet ta shohim nëse do ta pranojnë ofertën e Barcelonës.