Arsenali ka paraqitur një ofertë për të nënshkruar me Mykhaylo Mudryk, talentin e madh ukrainas.
Raportohet se kjo ofertë është 40 milionë euro, plus 20 milionë euro të tjera bonuse, transmeton GazetaBlic Sport.
Shakhtar dëshiron ‘shumë më shumë’ se kjo për të shitur Mudryk dhe duket se negociatata do të jenë të gjata.
Mudryk dëshiron kalimin në Londër dhe gjithçka mbetet vetëm tek një marrëveshje mes klubeve.