E ardhmja e Erling Haaland mund të jetë e lidhur me La Ligan spanjolle.
Sulmuesi norvegjez është duke e kaluar sezonin e fundit në fanellën e Borussia Dortmundit.
Dhe, mediat spanjolle shkruajnë se ish-futbollisti i Salzburgut gjatë verës që vjen mund të zbarkojë në tokën spanjolle.
“Barcelona e ka takuar menaxherin e Haalandit, Mino Raiola në Monaco për t’ia prezantuar ofertën definitive Borussia Dortmundit. Së bashku me ‘Blaugrana’, në garë për lojtarin janë edhe Real Madridi dhe Manchester City”, shkruan e përditshmja spanjolle, “Sport”, e afërt me gjigantin katalunas.
“Real Madridi po përgatitet t’i bëjë dy goditje për verën që vjen: bëhet fjalë për Mbappen dhe Haalandin. ‘Los Blancos’ kanë mundësi financiare t’i realizojnë këto dy transfere”, shkruan ndër të tjera mediumi spanjoll “Marca”.
Pra, krahas gjigantëve spanjollë, në garë për njërin prej sulmuesve më të mirë në Evropë është edhe Manchester City.
Gjithsesi, e ardhmja e sulmuesit shtatlartë do të jetë në La Liga ose në Premierligë.