Pique akuzohet se e ka tradhtuar Messin.
Largimi i Messit nga Barcelona shokoi botën e futbollit, ndërsa shumë njerëz pyesnin se si eskaloi situata financiare deri në atë pikë që të mos mund ta mbanin futbollistin e tyre më të mirë.
Përderisa presidenti Joan Laporta tha se ka bërë maksimumin për ta mbajtur në Barcelonë, raportoet në Spanjë tregojnë se si njëri nga shokët më të mirë të Messit, Gerard Pique, e këshilloi klubin që ta linte të largohej.
Sipas El Pais, kur Laporta po kërkonte rrugë për ta mbajtur Messin, Pique ia rekomandoi largimin e tij në mënyrë që të balanconte pagat, transmeton Gazeta Express.
Edhe gazeta e madhe katalonase raportoi për të njëjtin problem.
“Messi është i lënduar nga disa bashkëlojtar sepse mendon se ata nuk e përkrahën mjaftueshëm. Ai e di se Pique it ha Laportas se nëse Messi largohet, nuk do të ishte problem”, deklaroi Luis Mascaro, drejtori sportiv.