Testet më të fundit të Dybala, të kryera sot në mëngjes, konfirmuan një problem në kofshën e majtë.
Kjo do të thotë se argjentinasi, i cili u dëmtua teksa luante për Romën më 9 tetor, duhet të jetë jashtë fushës për një periudhë minimale prej pesë javësh, përcjell GazetaBlic Sport.
Një situatë që nuk përjashton mundësinë për të shkuar në Botërorin 2022, por rruga nuk do të jetë e thjeshtë. Gara fillon më 20 nëntor, me Argjentinën që luan ndeshjen e parë më 22.
Sipas Gazzetta dello Sport, Roma tashmë ka hequr dorë nga aktivizimi i tij në fushë para vitit 2023 (ndeshja e fundit do të jetë më 13 nëntor me Torinon) dhe e autorizoi futbollistin që të fokusohet ekskluzivisht në rikuperimin në kohë për Kupën e Botës.
E sigurt është se do të duhet edhe një vullnet i mirë nga Scaloni, pasi lojtarit do t’i duhet të rifitojë formën fizike.