Rinovimi i kontratës së Ronald Araujo është një prioritet për skuadrën e Barcelonës dhe bisedimet për një gjë të tillë po vazhdojnë.
Marrëveshja aktuale e Araujo vlen deri në vitin 2023, por Barca dëshiron rinovimin me lojtarin para fundit të këtij sezoni.
Raportime nga ‘Sport’ bëjnë të ditur se dy palët tashmë janë shumë afër arritjes së marrëveshjes.
Marrëveshja akoma nuk është arritur, por Barcelona ka përmirësuar ofertën për lojtarin dhe bisedimet tashmë po vazhdojnë.
Siç qëndron situata tani, Araujo është lideri i mbrojtjes së skuadrës së Barcelonës dhe marrëveshja me të është e gëzueshme për Barcelonën.