Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur rreth përforcimeve që skuadra do të bëj gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas tij, klubi katalunas do të nënshkruaj me katër futbollistë. “Do të kompletojmë të paktën 4 nënshkrime për të përforcuar sulmin, mesfushën dhe mbrojtjen”, tha Laporta.
“Haaland? Ka nënshkrime që nuk mund t’i bëjmë sepse do të dëmtonte ekonominë tonë deri në vitin 2023”, shtoi tutje i pari i klubit nga “Camp Nou”.
Katër emrat e mundshëm që do të arrijnë në Barcelonë në merkaton verore janë: Franck Kessie, César Azpilicueta, Noussair Mazraoui dhe Andreas Christensen.