Barcelona dukej se kishte një sërë operacionesh në listën e tyre për afatin kalimtar të janarit, por të gjitha ato do të duhet të anulohen nëse nuk mund të ndryshojnë rregullat e La Ligës.
Duke ditur se klubi ka të ngjarë t’i nënshtrohet edhe një herë rregullit 1:4 – duke qenë në gjendje të shpenzojë vetëm një të katërtën e asaj që kursen për shkak të të qenit në “të kuqen” – klubi kishte synuar të përdorte afatin e janarit për të nënshkruar sërish, ndërsa llogaritë e tyre ende tregojnë fitime.
Megjithatë, duket se këto rregulla, për të shpenzuar vetëm 25 për qind, do të zbatohen tashmë në janar dhe këtë e ka konfirmuar presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.
“Duhej të përdornim disa leva, të cilat ishin operacionet ekonomike që e shpëtuan klubin nga falimentimi dhe tani klubi është në rikuperim ekonomik, tani është i shëndetshëm me të ardhura të pritshme prej 1.225 miliardë euro, një fitim i buxhetuar gjithashtu për 274 milionë, por pavarësisht kësaj, sipas rregullave të Fair Play Financiar të ligës spanjolle, ne nuk mund të nënshkruajmë”, ka thënë Laporta.