Agjenti i Lautaro Martinez, Alejandro Camano thotë se sulmuesi i Interit është duke pritur për një ofertë për vazhdimin e kontratës.
Lautaro është golashënuesi më i mirë aktual i Serie A me 12 gola në 12 ndeshje. Ai u emërua kapiten i Interit në fillim të sezonit 2023-24 dhe Interi po punon për të vazhduar kontratën e tij.
“Nuk e di pse Lautaro ka vendosur të punojë me mua, por e di pse doja të punoja me të”, tha agjenti i tij Camano për gazetën Tuttosport. “Është nder ta përfaqësoj, ai meriton notën 10 për personin që është dhe familjen që ka. Po flasim për një nga tre sulmuesit më të mirë në botë.
Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka zbuluar së fundmi se bisedimet për vazhdimin e kontratës me Lautaro tashmë kanë nisur dhe agjenti i sulmuesit e ka konfirmuar këtë.